Reshjet e borës do të ngrisin nivelin e ujit në Badovc e Batllavë

Kosova

Reshjet e borës do të ngrisin nivelin e ujit në Badovc e Batllavë

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:18
Foto Ilustrim

Reshjet e borës të cilat kanë filluar mëngjesin e së enjtes do të jenë të dobishme për ngritjen e nivelit të ujit nëpër liqenet e Kosovës, si Batllava e Badovci.

Pritet që të ketë ngritje të nivelit edhe të ujërave nëntokësore, ndërsa është bërë thirrje që uji i pijshëm të përdoret sa më racionalisht dhe të shmangen abuzimet.

Kështu ka thënë drejtori i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu.

Abdullahu ka thënë se këto reshje janë të mirëseardhura, sidomos pas thatësirave që kanë qenë të theksuara vitin e kaluar dhe këtë fillim vit.

“Reshjet e borës dhe shiut janë të mirëseardhura në kohën kur rënia e liqeve është në nivelet e ulëta si rezultat i thatësirave të vitit të kaluar dhe që kanë vazhduar edhe në këtë fillim vit. Ne presim që në ditët në vazhdim të fillojnë të rritet niveli i liqeneve të Badovcit(-10.5m) dhe Batllaves(-10.7m) si dhe te kemi ngritje te niveleve te ujerave nëntokësorë”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka bërë thirrje që gjatë kësaj kohe, konsumatorët të kenë kujdes dhe të mos e keqpërdorin ujin e pijshëm.

“Është koha që të fillojmë të sillemi ndryshe ndaj këtij resursi të domosdoshëm për jetë i cili sa vie e bëhet shumë stresues për njerëzimin. Kërkojmë nga konsumatorët që të përdorin sa më racionalist ujin e pijes gjatë përdorimit të largohen nga abuzimet e ndryshme dhe keqpërdorimet të lajmërojnë edhe rrjedhjet e ujit që ato sa mëe shpejtë të riparohen. Vetëm së bashku mundem të tejkalojmë këtë situatë duke mirë menaxhuar nga të gjithë ne”, u shpreh Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat