Të rinjtë e AAK-së sërish aksion para Qeverisë, paraqesin dy kukulla me fotografi të Kurtit e Brnabiq

Kosova

Të rinjtë e AAK-së sërish aksion para Qeverisë, paraqesin dy kukulla me fotografi të Kurtit e Brnabiq

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:13
Me dy dy kukulla- fotografi të Kurtit e Brnabiq

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pasditen e sotme kanë zhvilluar një aksion para Qeverisë.

Të rinjtë e AAK-së,  kanë vendosur disa kukulla në të cilat janë vendosur foto të kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq. Kjo e fundit në fotografi paraqitet duke mbajtur një kuti me plazma keksa në duart e gjakosura, ndërsa kryeministri Kurti duke kërkuar t’ia marrë ato.

Ky nuk është aksioni i parë i tyre, ata edhe para ditësh kanë zhvilluar një aksion simbolik kundër largimit të taksës ndaj produkteve të Serbisë, duke hedhur biskota “Plazma” në oborrin e Qeverisë.

AAK ka kundërshtuar heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo parti ka mbledhur 40 nënshkrime për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme kundër heqjes së kësaj mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat