Mustafa prezanton politikat bujqësore para delegacionit të Ambasadës së SHBA-së

Kosova

Mustafa prezanton politikat bujqësore para delegacionit të Ambasadës së SHBA-së

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:54
Foto nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim një delegacion nga Ambasada amerikane në Prishtinë, të udhëhequr nga Dillon Green, zyrtar ekonomik dhe komercial, të cilët i ka njoftuar me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë në vend.

Me këtë rast, ministri Mustafa i ka njoftuar ata për investimet në këtë sektor dhe me disa nga prioritetet e ministrisë në politikat bujqësore gjatë këtij mandati.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për Vitin Ndërkombëtar të Shëndetit të Bimëve dhe aktiviteteve përcjellëse për shënimin e kësaj dite, me ç’rast ministria është ftuar për të marrë pjesë edhe në konferencën që shënohet në kuadër të këtij aktiviteti në Uashington.

Ministri Mustafa ka shprehur falënderim për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhv illimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ndërsa, Dillon Green nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar për proceset zhvillimore në sektorin e bujqësisë, në fushat specifike të cilat do të koordinohen në takimet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat