U mbajtën garat e recituesve në nivel komunal, për nder të 7 Marsit

Kosova

U mbajtën garat e recituesve në nivel komunal, për nder të 7 Marsit

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nën organizimin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim,  në Komunën e Malishevës, për nder të

7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe të shkollës së parë shqipe të Korçës, u mbajtën garat e recituesve në nivel komunal.

Halim Hoti, Shef i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt dhe  të Drejtorit,  të Drejtorisë për Arsimit dhe Edukim për Komunë, Blerim Thaçit, me një fjalë rasti iu drejtua,  nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, ku ndër të tjera tha:

“ Sot, në 133 vjetorin e fillimit të Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, bashkë me ju, nxënës, mësimdhënës, drejtorë shkollash dhe prindër, po e shënojmë, këtë ditë të shenjët për arsimin dhe shkollën  kombëtare, me rezultate të arrira, jo vetëm në arsim, por edhe  me dy pavarësi të popullit shqiptare, dy shtete shqiptare dhe një komb, me institucione shkollore, për të gjitha nivelet, që nga Çerdhet, parafilloret, filloret, të mesme të ulëta, të mesme të larta, shkolla profesionale dhe Universitet shqiptare, kjo na bënë edhe më përgjegjës, që të punojmë për nxënësit tanë, për mësuesit tanë dhe për popullin tonë, që e krijoj me gjak e sakrificë, shkollën kombëtare  në gjuhën amtare , prandaj , gëzuar festat e Marsit të gjithë ju, nxënës, mësimdhënës, prindër e qytetarë, të Komunës së Malishevës dhe në mbarë trojet etnike shqiptare”, përfundoi Hoti, duke u uruar suksese recituesve.

Dhe në fund më të suksesshmit në gara të recituesve  për të gjitha nivelet, nga tre recitues do të shpërblehen për rezultatet e treguara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat