Britanikët trajnojnë doganën dhe ATK’në në luftën kundër mashtrimeve dhe evazionit fiskal

Kosova

Britanikët trajnojnë doganën dhe ATK’në në luftën kundër mashtrimeve dhe evazionit fiskal

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:26
Stafi i hetuesve dhe inteligjencës në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës

Stafi i hetuesve dhe inteligjencës në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës, Doganave dhe Policisë, kanë përfunduar një kurs trajnimi të përbashkët të financuar nga Mbretëria e Bashkuar.

Si rezultat i këtij kursi është rritja e shkathtësive dhe aftësive për hetime penale. Të gjithë që i janë nënshtruar një trajnimi të tillë do të jenë në gjendje të ndihmojnë në luftimin e shmangieve nga tatimi, mashtrimit dhe aktiviteteve të tjera kriminale duke përdorur “12 Analyst’s Notebook”, mjet që ndihmon shndërrimin e të dhënave në inteligjencë.

Njoftimi i plotë i ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë:

Hetuesit dhe stafi i inteligjencës i Administratës Tatimore të Kosovës, Doganave të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, përfunduan me sukses një kurs trajnimi të përbashkët të financuar nga Mbretëria e Bashkuar, duke rritur shkathtësitë dhe aftësitë e tyre për hetime penale. Tashmë, ata janë në gjendje të zhvillojnë profile dhe vlerësime të inteligjencës, të ndihmojnë në luftimin e evazionit fiskal, mashtrimit dhe aktiviteteve kriminale, duke përdorur “Fletoren e Analistit I2” (I2 Analyst’s Notebook), një mjet analize që ndihmon në shndërrimin e të dhënave në inteligjencë. Ky trajnim u mbështet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat