Haxhiu takohet me ambasadorin e Turqisë, pritet të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Kosova

Haxhiu takohet me ambasadorin e Turqisë, pritet të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:31
Ministrja Haxhiu ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Sipas njoftimit të MD-së, në takim Haxhiu ka falënderuar Ambasadorin  për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ofron për Kosovën, dhe njëherit diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e caktuara me qëllim që të avancohet përpara agjenda me prioritetet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Sakar shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përvojat më të mira nga Turqia për të ndihmuar Kosovën dhe institucionet e saj në arritjen e progresit të kërkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat