22 vjet nga masakra e Qirezit, flet i mbijetuari

Kosova

22 vjet nga masakra e Qirezit, flet i mbijetuari

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 20:19
Qirezi

Sot janë bërë 22 vjet që nga masakra e Qirezit dhe Likoshanit. Aty u vranë 22 shqiptarë civilë. E i mbijetuari i kësaj masakre Zahir Nebihu, tregon për përjetimet që i pati gjatë 28 shkurtit të vitit 1998.

Abide Sejdiu, nga fshati Qirez i Skenderajt, kishte lënë një amanet para se të vdiste.

Ajo kishte kërkuar që pas vdekjes të varroset mes djemve të saj binjakë, Bekimit e Nazmiut të cilit ishin vrarë para 22 vitesh nga policia serbe.

Bashkë me ta, 28 shkurtin e vitit 1998 u vranë e u masakruan edhe 22 shqiptarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat