​“Çmimin për Demokraci” e fitojnë banorët që po i kundërshtojnë hidrocentralet

Kosova

​“Çmimin për Demokraci” e fitojnë banorët që po i kundërshtojnë hidrocentralet

Më: 5 mars 2020 Në ora: 13:32
Pamje nga takimi

Banorët e fshatit Biti e Poshtme të komunës së Shtërpcës tash e 5 vjet vazhdojnë betejën për ta kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë lumit Lepenc.

E për këmbëngulësinë e banorëve të dy komuniteteve në ruajtjen e fshatit të tyre dhe fshatrave për rreth nga degradimi, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ka shpërblyer me Çmimin për Demokraci për vitin 2019.

Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv në (KCSF) tha se ky çmim u dha për shkak të kontributit të zhvilluar në praktikë për demokracinë në Kosovë,

Ai tha këto çmime synojnë të japin modele se si do të duhej të sillet një qytetar i përgjegjshëm për ta ndërtuar këtë vend.

Hoxha: Këta banorë për 5 vjet nuk u dorëzuan në të drejtën e tyre

“Nisma e Qytetarëve të fshatit Biti e Poshtme të cilët për 5 vjet kanë luftuar për ta mbrojtur fshatin e tyre, lumin mjedisin dhe të gjithë fshatin të cilët ende nuk ia kanë dal. Hidrocentrali ende nuk është ndal, uji ende nuk është siguruar që do ta dal nga gypat. Por për neve është shumë pak e rëndësishme nëse në fund ia arrijnë apo jo. Për neve është e rëndësishme se përkundër vështirësive për këto 5 vjet, përkundër kërcënimeve, problemeve me policinë ata nuk janë ndal. Dhe për këtë ne me shumë kënaqësi do t’ia ndajmë çmimin Agronit”, tha ai.

Agron Rushiti, pasi pranoi çmimin, i shpreh falënderues për të gjithë ata që po i përkrahin në angazhimin e tyre për të ruajtur bukurinë e fshatit që u ruajt me përkushtim nga paraardhësit e tyre.

Rushiti: Nuk do të lejojmë të shkatërrohet fshati ynë

“Ne banorët e të dyja komuniteteve të fshatit Biti e Poshtme jemi zëri i vetëm i disa fshatrave të luginës së Lumit Lepenc që po dëmtohet shumë dhe askush nuk na ka përkrahur. Kjo luginë deri para ndërtimit të hidrocentraleve ka qenë burim i ujit për pije, ujitje, pushimit, bukurisë natyrore e dhuruar nga Zoti dhe e ruajtur me përkushtim nga paraardhësit tanë. Shumica dërmuese e banorëve u mashtruan qoftë me gënjeshtra, qoftë me blerje tokash por pa qenë të vetëdijshëm për dëmin e pakthyeshëm për fshatarët”, tha ai.

Po ashtu në këtë ngjarje KCSF-ja ka lansuar programin “Eja Kosovë” për mbështetje të shoqërisë civile në Kosovë.

Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i KSCF-së tha se përmes këtij programi do të përkrahin nismat individuale, organizata lokale, por edhe ato që nuk kanë filluar, por që janë si ide të dobishme.

Ai tha se fokusi i tyre do të jetë tek grupet e margjinalizuara, e të cilat sipas tij e përbëjnë shumicën e popullatës në Kosovë.

Hoxha: Nuk përjash tojmë asnjë pjesë të shoqërisë civile

“Kemi vendosur që të mos përjashtojmë asnjë pjesë të shoqërisë civile por ta zgjedhim një qasje të veçantë për ta përkrahur. Shpresojmë që një numër shumë i madh i organizatave të shoqërisë civile do ta Është qasja e përfshirjes së qytetarëve në çdo aspekt të punës së një organizate të shoqërisë civile. Gratë të rinjtë, të moshuarit, pjesëtarët e pakicave të etnive të ndryshme, personat me nevoja të veçanta që me përqindje del shumica e popullsisë këto 20 vjet kemi arritur të ndërtojmë një vend që i jep hapësirë dhe privilegj një grupi më të vogël të qytetarëve dhe duke i lenë jashtë shumicën prej tyre”, tha ai.

Këtë program e kanë përkrahur në vazhdimësi ambasada e Zvicëres dhe ajo e Suedisë.

Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se aty ku nuk ka shoqëri civile nuk mund të ketë demokraci të mirëfilltë.

Lebet: Jepni rast njerëzve që ta marrin përsipër situata jo të lehta

“Ka probleme ku do si në çdo vend tjetër edhe këtu. Sa i përket reformave ju tashmë keni në qeverisje lokale, punësim, emigrim. Por do ta lë me kaq pasi që çdo gjë është në ndërtim e sipër. Shfrytëzojeni këtë mundësi me vendosmëri, jepni rast njerëzve që ta marrin përsipër situata që nuk janë edhe aq të lehta që të bëhet diçka e mirë. Ju falënderoj për punën që po bëni dhe ju inkurajoi për punë”, tha ai.

Edhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, lavdëroi punën e shoqërisë civile në Kosovë.

Ajo tha se për Suedinë, bashkëpunimi me OJQ-të është jetike.

Ahliny: Për Suedinë është jetike bashkëpunimi me shoqërinë civile

“Shoqëri a civile është një instrument për të siguruar votuesit dhe zëra të ndryshme të dëgjohen dhe kur ta gjeni një çështje për të cilën mund të angazhoheni të gjithë atëherë ju mund ta bëni dallimin. Ju të gjithë jeni votues, të gjithë përfaqësoni diçka, të gjithë jeni pjesë e asaj që bëjnë ndryshime në shoqëri. Një shembull i shkëlqyeshëm i saj janë fituesit e çmimit banorët e Vitisë së Poshtme dhe komunës së Shtërpcës dhe këtë duhet ta shohim në çdo pjesë të Kosovës. Për Suedinë është jetike bashkëpunimi me shoqërinë civile”, tha ajo.

Programi “Eja” është i dizajnuar si një bashkim i fondeve i cili do të vazhdojë gjatë ku donatorët i bashkojnë fondet brenda një qëllimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat