Menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” bën homazhe në Prekaz

Kosova

Menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” bën homazhe në Prekaz

Më: 6 mars 2020 Në ora: 15:35
Pamje nga homazhet

Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendat, Adem Jashari, menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, ku edhe vendosen lule.

Po ashtu menaxhmenti i ANP “Adem Jashari” është pritur nga përfaqësues të familjes Jashari, me ç’rast shprehen respektin, nderin dhe falënderime për kontributin e kësaj familjeje.

“Me shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot, Menaxhmenti i ANP ‘Adem Jashari’ kane bere homazhe dhe vizita ne në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz me ç’rast u vendosen lule dhe u vizitua familja Jashari”, thuhet në postimin e ANP “Adem Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat