Osmani: Arsimi është baza e themelimit të një shteti

Kosova

Osmani: Arsimi është baza e themelimit të një shteti

Më: 6 mars 2020 Në ora: 18:46
Osmani ka vizituar sot shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë ku u njoftua për së afërmi me punën që zhvillon kjo shkollë, u takua me drejtoreshën dhe mësuesen për t’u njoftuar me procesin mësimor të kësaj shkolle.

Kryeparlamentaren Osmani e mirëpritën një grup i nxënësve me një pjesë të shkurtër artistike me violinë, kurse u përkujdesën që t’i dhuronin lule e dhurata për të vazhduar më pas me programin artistik.

Osmani theksoi se arsimi është baza e themelimit të një shteti dhe se pa arsim nuk ka as shtet të suksesshëm, andaj i këshilloi nxënësit që të mësojnë.

Osmani: Bazat e themelimit të shteti është arsimi

“Për mua gjithmonë pjesa më e mirë e aktiviteteve javore është kur i vizitoj shkollat sepse besoj sikurse çdo mësuese, çdo mësues, çdo ars imtar, çdo profesor se bazat e themelimit të shtetit janë në arsim dhe kam mësuar se përgjatë këtyre viteve jo vetëm në Kosovë por edhe në çdo vend të botës që kam vizituar se nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor e arsim të suksesshëm. [...] Përgjatë viteve të profesionit tim dhe përvojës sime, roli i mësueses së parë është i pazëvendësueshëm. Prandaj këshilla ime për fëmijët e vegjël që janë në klasën e parë të dytë e të tretë është që sa më shumë të mësojnë nga mësueset e mësuesit e tyre të parë sepse së bashku me prindërit ata ndikojnë jo vetëm në ndërtimin profesionit por edhe në ndërtimin tonë si njerëz. Ndërtojmë parimet se si sillemi ne me njëri-tjetrin, na ndihmojnë ta ndërtojmë dhe ta kultivojmë humanen, njerëzoren brenda nesh”, tha Osmani.

Kryeparlamentarja i premtoi përkrahjen dhe bashkëpunimin e Kuvendit çdo ditë dhe i inkurajoi që të punojnë çdo ditë pasi që s uksesi është i garantuar për ata që nuk dorëzohen.

Ajo i inkurajoi të rinjtë për të mësuar shumë që të bëhen yje një ditë duke iu thënë së nuk ka sfidë që nuk mund të tejkalohen dhe se pas disa vitesh pikërisht këta nxënës do të jenë pjesë e parlamentit dhe qeverisë.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, e falënderoi kryeparlamentaren Osmani për vizitën e saj në një nga shkollat e Prishtinës dhe pasi uroi të gjithë të pranishmëve 7 dhe 8 Marsin, Shala iu drejtua mësueseve duke iu thënë se fëmijët janë pjesa më e privilegjuar e punës çdo ditë dhe duke ia përkujtuar sa me fat janë që kanë një punë të tillë.

Shala: Jeni të privilegjuar pasi fëmijët janë pjesë e punës tuaj çdo ditë

“Edhe pse sot gjithë dita ime ka qenë në shkolla dhe kopshte shfrytëzoj rastin t’ua uroj 7 Marsin - Ditën e Mësuesit dhe 8 Marsin - Ditën e Nënave. [...] Nga këtu shfrytëzoj rastin edhe t’iu them që jeni shumë me fat t’ia filloni ditën me fëmijë sepse është pjesa që mua më mungon më së shumti që një vit sepse 18 vite kam qenë mësimdhënëses, diku në kuadër të drejtorisë së shkollës po të gjitha problemet dhe brengat që i kam pasur në shkollë m’i kanë hekë fëmijët, kështu që jeni të privilegjuar që i keni fëmijët pjesë e punës tuaj çdo ditë”, tha Shala.

Shkolla Fillore “Faik Konica” në Prishtinë për nder të vizitës së kryeparlamentares kishin përgatitur një program artistik me këngë, violinë, monolog, piano dhe me një pjesë baleti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat