Forumi i Gruas së LDK-së nderon heroinat shqiptare

Kosova

Forumi i Gruas së LDK-së nderon heroinat shqiptare

Më: 7 mars 2020 Në ora: 15:46
Forumi i Gruas së LDK-së

Forumi i Gruas se Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë vendosur lule pranë memorialit “Heroinat” në Prishtinë, ku nënkryetarja e këtij Forumi tha se gratë janë simbol i sakrificës.

Gjylshene Berisha ka përmendur sakrificat e grave shqiptare drejt krijimit të shtetit të Kosovës dhe ndërtimit të tij.

Ajo tha se po nderojnë heroinat e Kosovës të cilat sakrifikuan shumë.

“Ne të gjitha sot që jemi këtu, ato që kanë mbijetuar dhe aktivistet e tjera të reja që i bashkëngjiten këtij rrugëtimi duke njohur vlerat e gruas në Kosovë kemi ardhur të nderojmë edhe këtë monument artistik të gruas që është simbol i sakrificës, i jetës dhe gjithë asaj që ka kaluar gruaja shqiptare gjatë kësaj periudhe të bërjes së shtetit dhe shtetndërtimit, sidomos për heroinat të cilat dhanë jetë por edhe ato që pësuan”, tha ajo.

Këto homazhe, gratë e LDK-së i bënë në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 30 vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas së LDK-së, që sivjet shënon 30 vjetorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat