​Moti për javën e ardhshme

Kosova

​Moti për javën e ardhshme

Më: 8 mars 2020 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu.

Nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat