​Bulliqi premton trajtim të dinjitetshëm për veteranët nga Zona e Llapit

Kosova

​Bulliqi premton trajtim të dinjitetshëm për veteranët nga Zona e Llapit

Më: 8 mars 2020 Në ora: 20:54
Shpejtim Bulliqi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, në kuadër të fushatës zgjedhore, është takuar sot veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit.

Ai në një postim në Facebook shkruan se gjatë mandatit të tij të qeverisjes lokale do të trajtojë me dinjitet këtë kategorie të rëndësishme të luftës sonë çlirimtare.

“Takim miqësor me kategoritë e dala nga lufta, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit. Institucionet ju kanë shumë borxh këtyre njerëzve, nesër ne si qeverisje komunale do të ju ofrojmë trajtim të dinjitetshëm dhe do t’ju ofrojmë mbështetjen e nevojshme”, shkruan Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat