Ankohen për ushqimin, por dita e një të burgosuri i kushton shtetit 28 euro

Kosova

Ankohen për ushqimin, por dita e një të burgosuri i kushton shtetit 28 euro

Më: 8 mars 2020 Në ora: 23:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të burgosurit kanë ankesa për ushqimin që iu servohet atyre. Mirëpo, ndryshe nga ta thonë nga SHKK’ja, të cilët tregojnë se menyja ushqimore nuk ka shumë kohë që ka ndryshuar dhe se ushqimi ka cilësi të mirë. Nga ky institucion korrektues tregojnë edhe për shpenzimet ditore të një burgosuri.

Kjo është hapësira ku ushqehen një shumicë e të burgosurve në qendrën e Lipjanit.

E në menynë e tyre ditore ka larami ushqimesh.

Por, pavarësisht këtyre të burgosurit kanë ankesa.

E këto pakënaqësi i destinojnë tek Këshilli për Mbrojtjen e drejtave dhe lirive të Njeriut.

Madje sipas tij ushqimi që marrin të burgosurit në Kosovë nuk është i cilësisë më të mirë.

Ndërkohë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kane treguar se sa i kushton buxhetit të shtetit një I burgosur.

Madje ka treguar se edhe çfarë hanë zakonisht të burgosurit.

SHKK nuk ka shumë kohë që ka ndryshuar menynë e ushqimit për të burgosurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat