Banorët e Busavatës protestojnë para qeverisë

Kosova

Banorët e Busavatës protestojnë para qeverisë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 07:23
Ilustrim

Banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës do të protestojnë sot para Qeverisë së Kosovës për shkak të reformave arsimore të ndërmarra nga kryetari Qendron Kastrati, e të cilat parashikojnë mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Arsimit Hykmete Bajrami për të mbrojtur fëmijë e tyre, të cilët rrezikojnë të mbeten pa arsim.

“Kjo gjendje është shumë e rëndë. Që nga lufta e 1999 nuk mbajmë mend si prind gjendje më të rëndë psikologjike andaj kërkojmë ndihmën tuaj që të ushtroni dijen dhe forcën tuaj mediale në komunën e Kamenicës dhe ta bindin kryetarin e Komunës të tërheqë vendimin pasi që ai është i gabuar. Ne duam thjesht të mirën për fëmijët tanë si çdo prind në botë”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave në emër të prindërve dhe banorëve të Busavatës së Kamenicës.

Ndr yshe, ministrja Bajrami kohë më parë e ka quajtur aspak të kënaqshme gjendjen e krijuar në arsim në komunën e Kamenicës.

Ajo ka bërë të ditur ka nxënës se që nga 13 janari i këtij viti nuk kanë ndjekur procesin mësimor.

Bajrami është shprehur se janë pajtuar me kryetarin e Kamenicës që të pezullojnë përkohësisht reformën e nisur në këtë komunë, në mënyrë që të rikthehet normaliteti në shkolla.

Ndërsa, kryetari Kastrati ka rikonfirmuar se reforma do të pezullohet në fshatin Koretin dhe Topanicë, ndërsa në fshatrat tjera do të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat