Reshjet e shiut rrisin nivelet e liqeneve akumulues

Kosova

Reshjet e shiut rrisin nivelet e liqeneve akumulues

Më: 9 mars 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Reshjet e fundit kanë rritur nivelet e ujit të Liqenit Batllava dhe atij të Badocit.

Sic njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra, ndërsa Badoci për 20 centimetra.

Kjo është komunikata e plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në zonën e shërbimit se, niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa, niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritë për 90 centimetra( gati 1 metër)  ndërsa Badoci për 20 centimetra.

Ua kujtojmë se, në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat