Ngriten për disa centimetra liqenet akumuluese Batllava e Badovci

Kosova

Ngriten për disa centimetra liqenet akumuluese Batllava e Badovci

Më: 9 mars 2020 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Niveli  i ujit në liqenin e Batllavës sot është 625.14 metra mbi nivelin e detit, ose 9.86 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit sot është 639.55 metra mbi nivelin e detit ose 10.3 metra nën nivelin e kapërderdhjes.

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. (KRUP) ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut mbi vendin tonë brenda një jave, Batllava është ngritur për 90 centimetra (apo gati 1 metër), kurse Badovci për 20 centimetra,

Kujtojmë se në vitin 2013/2014 niveli i ujit në liqenet akumuluese kishte rënë për 14.5 metra nën kuotën maksimale ndërsa, para një jave rënia e ujit në të dyja liqenet ishte prej më shumë se 10 metra nga kuota maksimale”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat