​MKRS- UP me memorandum bashkëpunimi

Kosova

​MKRS- UP me memorandum bashkëpunimi

Më: 9 mars 2020 Në ora: 15:58
Marjan Dema dhe Vlora Dumoshi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, nënshkroi sot një memorandum të bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina".

Memorandumi në fjalë synon të mbështesë Universitetin e Prishtinës në organizimin e “Javës së Universitetit” dhe manifestimin qendror për 50-vjetorin e themelimit të tij.

Ministrja Dumoshi u shpreh e nderuar që MKRS ka mundësinë të mbështesë Universitetin e Prishtinës në këtë vit jubilar dhe të rëndësishëm për dijen dhe kulturën.

“Universiteti i Prishtinës ka luajtur rolin e patjetërsueshëm historik të shtet-bërjes dhe në këtë gjysmëshekull jetë të tij, institucioni kryesor në fushën e arsimit duhet të përkrahet në maksimum sepse kësisoj avancohet, dija, shkenca, kultura dhe çdo fushë tjetër në Republikën e Kosovës”, tha ajo.

Ndërsa, rektori Marjan Demaj, falënderoi ministren Dumoshi e cila prej marrjes së mandatit ka shprehur vullnetin e gatishmërinë të jetë bashkëpunëtore për avancimin e dijes e arsimimit, përmes Universitetit të Prishtinës, kështu duke i kontribuar në shkollimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat