​‘Mbështetja amerikane e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë’

Kosova

​‘Mbështetja amerikane e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë’

Më: 9 mars 2020 Në ora: 16:07
Foto nga takimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe planet për përmirësimin e gjendjes në këtë sektor.

Diplomati amerikan ka theksuar se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë, ndërsa ministrja Bajrami ka falënderuar SHBA-në për ndihmën e madhe në fuqizimin e sektorit të arsimit.

Ministrja Bajrami foli për programin qeveritar që synon ta përmirësojë gjendjen në arsim dhe theksoi se mbështetja amerikane është shumë e rëndësishme për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat