Koronavirusi/QKUK ndërmerr hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës

Kosova

Koronavirusi/QKUK ndërmerr hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës

Më: 9 mars 2020 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm duke bërë përgatitjet e nevojshme për klinikat e vijës së parë të kontaktit me pacientë, (Klinika Emergjente, Klinika e Sëmundjeve Ngjitëse, Klinika e Pediatrisë), për të përballuar dhe menaxhuar situatën me rastet e dyshuara me coronavirus. ​

“Këto institucione janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me mjete mbrojtëse, duke përfshirë maska adekuate, syza mbrojtëse, uniforma mbrojtëse dhe materiale tjera të nevojshme për punë me pacientë të dyshimtë dhe të infektuar me virusin Covid -19.

Po ashtu, institucionet janë furnizuar dhe janë në proces të furnizimit me barna dhe dezinfektues për duar dhe hapësira.

QKUK, ka 20 respiratorë rezervë dhe mund të futen në funksion në raste nevoje”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Gjithashtu kanë shtuar se SHSKUK po e përcjell gjendjen nga afër dhe ka rritur nivelin e gatishmërisë në secilin nga institucionet që i ka në menaxhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat