​Bulliqi premton mbështetje për bletarët llapjanë

Kosova

​Bulliqi premton mbështetje për bletarët llapjanë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 17:03
Shpejtim Bulliqi

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës Shpejtim Bulliqi, në kuadër të fushatës zgjedhore, është takuar sot me kryetarin e Shoqatës së Bletarëve dhe anëtarë tjerë.

Me këtë rast, Bulliqi ka siguruar bletarët e Llapit se me marrjen e pushtetit komunal pas 15 marsit, ai do të sigurojë mbështetje më të madhe për këtë kategori.

“Ne u zotuam se pas 15 marsit, si qeverisje komunale do të qëndrojmë afër bletarëve në inkurajimin dhe përkrahjen për zhvillimin e sektorit të bletarisë, prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve natyrale nga bletët. Bletaria ka rol të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit cilësor dhe ruajtjen e mjedisit”, shkruan Bulliqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat