​‘Pabarazitë mes grave e burrave në Kosovë ende të përhapura’

Kosova

​‘Pabarazitë mes grave e burrave në Kosovë ende të përhapura’

Më: 9 mars 2020 Në ora: 17:12
Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova ka lansuar publikimin "Gratë duke folur: Një vit i përkrahjes së BE-së për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Kosovë".

Ambasadorja Apostolova me këtë rast tha se pabarazitë midis grave dhe burrave në Kosovë janë ende mjaft të përhapura.

Ajo po ashtu tha se në shumicën e rasteve zëri grave nuk dëgjohet.

Ndërsa, Avokati i Popullit Hilmi Jashari theksoi se në 20 vjetët e fundit ka progres për barazi gjinore, me përkrahjen edhe të shumë institucioneve ndërkombëtare, por shtoi se ende ka sfida në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat