Fetahu shpalos programin për infrastrukturë: 20 vjet keqqeverisje në komunën tonë

Kosova

Fetahu shpalos programin për infrastrukturë: 20 vjet keqqeverisje në komunën tonë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 11:24
Naim Fetahu

(E plotësuar) - Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Naim Fetahu, ka mbajtur një konferencë për medie ku ka shpalosur programin e tij për infrastrukturë dhe urbanizëm

Por ai fillimisht ka akuzuar qeverisjen 20-vjecare në këtë komunë, për të cilën tha se nuk ka bërë asgjë sa i përket infrastrukturës në këtë qytet.

Ai përmendi mungesën e transportit publik, parkingjeve, hapësirave të gjelbëruara dhe WC-të publike.

“Komuna jonë që 20 vjet ka qeverisur keq. Për këto 20 vjet në komunën tonë nuk kemi pasur transport publik, Është një nga komunat e vetme që nuk kemi transport publik. Nuk kemi planifikim urban, kemi kaos edhe në ndërtim edhe në rrugë. Qytetarët tanë hasi nën vështirësi të mëdha për të kaluar nga një pjesë e qytetit në tjetrën. Kemi ndërtime pa leje. Në anën tjetër nuk kemi parkingje publike. Nuk kemi në këto 20 vjet as edhe një WC publike në qytetin tonë”, tha ai.

E nëse ai zgjidhet kryetar thotë se e ka një program të përpiluar nga ekspertë të fushave përkatëse të cilin do ta implementojë në tërësi.

Fetahu tha se ka zgjidhje për të gjitha problemet që janë grumbulluar për 20 vjet në këtë qytet.

“Është një program që është përgatitur nga ekspertët më të mirë që i kemi dhe i përfshinë të gjitha fushat. Si në arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera dhe ky program besoj që i jep zgjidhje të gjitha çështjeve dhe telasheve që i kanë qytetarët tanë. Në kuadër të programit për urbanizëm ne e kemi paraparë modernizimin e stacioneve të autobus ëve. Ne kemi paraparë që me investim publiko-privat të investojnë në një stacion të autobusëve meritor për qytetarët e komunës sonë. Podujeva meriton më mirë. Gjithashtu kemi paraparë që Podujevën ta bëjmë me transport publik dhe disa grupe të shoqërisë kemi paraparë që t’i lirojmë nga pagesa. Siç janë, organizatat e dala nga lufta, të moshuarit dhe familjet të cilat kanë të zhdukur familjarë gjatë luftës së fundit”, tha ai.

Fetahu po ashtu tha se nën udhëheqjen tij Podujeva do të bëhet me parkingje publike, do të lirojë të gjitha pronat e uzurpuara dhe do të krijojë zona të gjelbëruara.

“Në kuadër të programit tonë kemi paraparë edhe dy parkingje publike. Do t’u japim fund pronave të uzurpuara, pasi që në komunën tonë edhe 20 vjet pasluftës ka shumë prona të uzurpuara. Do të kujdes emi për ujë të pijshëm dhe zona të gjelbëruara, por do të angazhohemi edhe për funksionalizimin e liftave dhe të kemi së paku dy WC publike”, tha ai.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahen më 15 mars. Në garë janë tri parti. PDK-ja, LDK-ja dhe VV-ja.

Konferencë e kandidatit të PDK për kryetar të Podujevës Naim Fetahu (DREJTPERDREJT)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat