Gjendje e tmerrshme në emergjencën e Ferizajt: Nuk ka as maska, shampon, dizenfektues . .

Kosova

Gjendje e tmerrshme në emergjencën e Ferizajt: Nuk ka as maska, shampon, dizenfektues . .

Më: 10 mars 2020 Në ora: 15:01
Foto

Kenan Ugzmali, infermier në Emergjencën Primare në Ferizaj, ka alarmuar për gjendjen e mjerueshme që është aktualisht në këtë institucion shëndetësor.

Ugzmali për IndeksOnline ka thënë se në emergjencë, pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme të virusit vdekjeprurës – koronavirusit, mungojnë maskat peshqirët, qarqafët, uji shamponi i duarve, dizenfektuesit e duarve.

Ai madje ka thënë se për shkak të mungesës së qarqafëve deri në 20 pacient shtrihen të trajtohen në të njëjtin qarqaf.

“Në kujdestarin e natës së djeshme në Emergjencën Primare në Ferizaj pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme që mund të ndodh për shkak të Coronavirusit. Mungojnë gjërat elementare që duhet ti posedojnë shërbimi shëndetësore: maskat, peshqirët, qarqafët, uji, shamponi i duarve, dezinfektuesit e duarve etj.

Kemi mungesë të qarqafëve, dhe 10 deri ne 20 pacientë shtrihen në të njëjtin qarqaf, dhe kjo është e pa pranueshme edhe nga vete pacientët, dhe mund të barten viruse te ndryshme. Gjithashtu edhe mirëmbajtëset e neglizhojnë punën e tyre, duke mos i pastruar, tharë dhe hekurosur me kohë.

Ne tualete mungojnë letrat hixhienike, dhe çdo gjë tjetër që duhet ta kemi aty”, ka thënë ai.

Ugzmali ka thënë se punëtorët shëndetësor po ballafaqohen me gjithçka. E më së shumti me mungesë të ujit, të cilët rrezikohen të infektohen me ndonjë virus për shkak të papastërtisë.

“Në ora 00:00 gjithmonë ndalet uji, dhe ne nuk mundemi t’i pastrojmë duart, gjithashtu sistemi i ujit nuk funksionin duke e bërë që doktori duhet të dal nga dhoma e tij nëpërmjet pacientëve që t’i pastroj duart te dhoma e infuzioneve sepse është i vetmi rubinet funksional. Nuk kemi shampon e as peshqir për t’i lare duart edhe gjatë ditës kur kemi ujë.

E punëtoret shëndetësorë ballafaqohemi me gjithçka, si viruset dhe sëmundjet tjera, dhe është e pamundur të punojmë në kushte të tilla, pasiqë mund të infektohemi apo të marrim ndonjë sëmundje pa asnjë arsye. Me këto kushte nuk do te mund të ballafaqohemi me Coronavirusin (COVID-19). Dhe do te infektohemi edhe ne e gjithashtu ta bartim infeksionin edhe në shtëpitë tona.

Gjithmonë ka qenë gjendja e tille, por tani me rrezikun nga Coronavirusi, shpresoj që gjendja jonë teë ndryshoj”, ka shtuar ai.

Infermieri nga Ferizaj ka thënë se ende nuk është bërë ndonjë kërkesë nga Drejtori i kësaj emergjence në drejtorinë e Shëndetësisë në Ferizaj për t’u pajisur me këto gjëra elementare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat