Begaj vizitoi disa shkolla në Komunën e Malishevës

Kosova

Begaj vizitoi disa shkolla në Komunën e Malishevës

Më: 10 mars 2020 Në ora: 15:09
Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, dje dhe sot, i kanë vizituar disa shkolla në fshatrat e Komunës së Malishevës, me qëllim të njoftimit me kushtet e përgjithshme nëpër shkolla, si dhe me problemet dhe nevojat që kanë.

Në të gjitha vizitat, kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i kanë përgëzuar të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave për punën që janë duke bërë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve, ku nuk kanë munguar as rezultatet në vazhdimësi.

Begaj e Thaçi, janë njoftuar nga drejtuesit e shkollave dhe mësimdhënësit për problemet me të cilat ata ballafaqohen, si dhe me nevojat që kanë për avancimin e mësimdhënies, pasi me zhvillimin e teknologjisë, kanë lindur edhe nevojat e reja.

Njëra prej kërkesave ishte pajisja apo digjitalizimi i shkollave, e në veçanti fillimi i pajisjes me tabela digjitale, pasi tashmë kjo është nevojë e kohës.

Përndryshe, kryetari Begaj dhe drejtori Thaçi, i kanë vizituar shkollat “Hilmi Hoti” në Carrallukë, ku është rregulluar furnizimi me ujë për pije, pas hapjes së pusit të veçantë për këtë shkollë, pastaj shkollat tjera që i kanë vizituar janë fshatrat Tërpezë, Damanek, Turjakë, Mleqan, Llazicë, Vërmicë, Drenoc dhe në Carrallukë.

Gjendja e objekteve shkollore në përgjithësi është e mirë, përfshi edhe mirëmbajtja, e po ashtu edhe procesi mësimor zhvillohet normalisht dhe pa probleme të theksuara, ndërsa respektimi i orarit në procesin mësimor është në nivel të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat