Ka filluar ndërtimi i trotuarit në Mleqan

Kosova

Ka filluar ndërtimi i trotuarit në Mleqan

Më: 10 mars 2020 Në ora: 15:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme dhe në të njëjtën kohë, krijimit të sigurisë për këmbësorët, ka filluar ndërtimi i trotuarit në fshatin Mleqan të Malishevës, përkatësisht trotuari brenda fshatit, e që i lidhë rrugët kryesore me shkollën. Punimet në ndërtimin e trotuarit, sot i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kryetari Begaj, është njoftuar nga punëkryesi dhe mbikëqyrësi i punimeve, me ecurinë ndërtimit të këtij trotuari, që për banorët e fshatit ka rëndësi të madhe, në veçanti për nxënësit, pasi shkolla gjendet në mes të fshati dhe lëvizja e tyre bëhet përgjatë të gjitha  rrugëve, kurse ndërtimi i trotuarit krijon siguri më të madhe në lëvizjen e tyre.

Kryetari Begaj është shprehur i kënaqur me fillimin e realizimit të këtij projekti domethënës për të gjithë banorët e fshatit Mleqan, e sidomos për rreth 300 nxënësit e fshatit.

“Ndërtimi i trotuarit ka qenë kërkesë e juaja, dhe ne vetëm kemi arritur të realizojmë këtë kërkesë me fillimin e ndërtimit të trotuarit, pasi realizimin e kërkesave të qytetarëve, e kemi obligim. Rritja e numrit të veturave në rrugë, rrjedhimisht krijon pasiguri dhe ne jemi të obliguar që përmes investimeve, krahas rregullimit të infrastrukturës, të krijojmë edhe siguri për të gjithë qytetarët”, tha Begaj, gjatë bisedave me banorët në Mleqan.

Trotuari në Mleqan, ka një gjatësi prej 1.5 km, dhe ndërtimi i tij mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat