Begaj e Berisha udhëtojnë në autobus bashkë me nxënësit gjimnazistë

Kosova

Begaj e Berisha udhëtojnë në autobus bashkë me nxënësit gjimnazistë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 19:31
Begaj e Berisha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, sonte i kanë takuar nxënësit e shkollave të mesme, përkatësisht gjimnazistët, në stacionin e autobusëve, e më pas edhe kanë udhëtuar bashkë me ta, me autobus, me qëllim të njoftimit me kushtet e transportit të tyre, shtëpi-shkollë dhe anasjelltas.

Transporti i nxënësve është një sektor me rëndësi dhe ndjeshmëri, pasi udhëtimi, përkatësisht kushtet e udhëtimit, luajnë rol të drejtpërdrejtë edhe në procesin e mësim nxënies tek nxënësit. Për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, siguron edhe transportin për rastet e caktuara, të cilët për shkaqe objektive nuk mund ta sigurojnë transportin për shkollimin e tyre në nivelin e mesëm.

Nxënësit e shkollave të mesme, e kanë njoftuar kryetarin, me kushtet që ata kanë gjatë udhëtimit, ngarkesën dhe hapësirën që kanë në autobus. Nxënësit janë shprehur të kënaqur me respektimin e orarit nga ana e transportuesve, të cilët i mbajnë linjat.

Po ashtu, Begaj e Berisha kanë biseduar me nxënës edhe për kushtet dhe problemet me të cilat përballen nxënësit, si në shkollë, ashtu edhe jashtë shkollës, si pjesë e tërësishme e procesit mësimor.

Image

“Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre të rinjve dhe të rejave, gjenerata premtuese të së tashmes dhe të ardhmes së ndritshme të vendit”, tha kryetari Begaj, gjatë takimeve me gjimnazist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat