Azemi: 25-përqindëshi për energji të ripërtëritshme, vështirë i arritshëm

Kosova

Azemi: 25-përqindëshi për energji të ripërtëritshme, vështirë i arritshëm

Më: 11 mars 2020 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Visar Azemi, nga “Balkan Green Foundation”, ka konsideruar se Kosova nuk është afër përmbushjes së kuotës së kërkuar prej 25 për qind për konsum të energjisë së ripërtëritshme. Për këtë ai ka fajësuar direkt institucionet e Republikës së Kosovës. Gjatë një interviste për gazetën drejtori ekzekutiv i BGF-së ka folur edhe rreth projektit për “Kosovën e Re”, me ç’rast këtë projekt e ka quajtur të dëmshëm dhe të panevojshëm.

Energjia diellore dhe ajo nga era mbeten format më të mira dhe më të arritshme të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë. Kështu ka deklaruar Visar Azemi, drejtor ekzekutiv i “Balkan Green Foundation” (BGF) dhe koordinator i Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), i cili megjithatë ka konsideruar se ka edhe mundësi të tjera për të prodhuar energji alternative, por që, sipas tij, janë shumë më të limituara.

Prodhimin final të energjisë Kosova duhet ta ketë 25 për qind nga burimet e ripërtëritshme. Kjo përqindje paraqitet në objektivat afatgjata që institucionet përkatëse duhet t’i arrijnë deri në afatin obligativ, pra si detyrim nga Traktati i Komunitetit i Energjisë, anëtare e së cilit është edhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat