KEDS: Vushtrria aktualisht pa rrymë elektrike, ekipet kanë dalë në terren për zgjedhjen e problemit

Kosova

KEDS: Vushtrria aktualisht pa rrymë elektrike, ekipet kanë dalë në terren për zgjedhjen e problemit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Vushtrria aktualisht është pa furnizim me energji elektrike.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, KEDS ka njoftuar se për shkak të avarisë së shfaqur në linjën 110 kV të KOSTT, konsumatorët e distriktit të Vushtrrisë janë pa energji elektrike.

Ekipet e KEDS-it tashmë kanë dalë në terren dhe janë duke u marrë me zgjidhjen e këtij problemi.

“Furnizimi me energji elektrike për banorët e kësaj ane do të kthehet sapo të rregullohet prishja nga ana e KOSTT-it”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat