​Fetahu akuzon LDK-në se nuk bëri asgjë për shëndetësi, premton funksionalizimin e spitalit

Kosova

​Fetahu akuzon LDK-në se nuk bëri asgjë për shëndetësi, premton funksionalizimin e spitalit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 11:10
Naim Fetahu

(E plotësuar) - Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Fetahu, ka shpalosur vizionin e tij për shëndetësi. Ai ka kritikuar qeverisjen e deritanishme në këtë komunë, për të cilën tha se nuk ka bërë asgjë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët.

Fetahu premtoi se me të kryetar, qytetarët e kësaj komune do të marrin shërbime shëndetësore cilësore, pa pagesë, teksa premtoi edhe funksionalizimin e spitalit në këtë qytet.

Fetahu: Do të funksionalizojmë spitalin me të gjitha shërbimet

“Në 2018, 37 mijë euro janë shpenzuar për dreka dhe darka ndërsa vetëm 32 mijë euro janë bërë investime kapitale në shtëpinë e shëndetit në komunën tonë. Kjo e dhënë flet më së shumti për gjendjen që e kemi dhe interesim e pushtetit për të ndryshuar sektorin e shëndetësisë. Ju premtoj se në kuadër të programit tim që është përgatitur me stafin profesional ne do të bëjmë funksionalizimin e spitalit, do të investojmë në rrjetin e QKMF-ve nëpër fshatra dhe në të gjithë territorin e komunës së Podujevës. Do të investojmë në pajisje laboratorë ku qytetarët do të mund të marrin shërbime kualitative dhe ju premtoj se do të angazhohemi maksimalisht që analizat të bëhen ne spitalin tonë. Gjithashtu edhe stomatologjinë do ta bëjmë funksionale”, tha ai.

Fetahu tha se për të bërë të mundshëm implementimin e këtij programi, rreth tij ka mbledhur ekspertë të kësaj fushe.

E në konferencë me Fetahun ishte i pranishëm edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili i dha mbështetje në realizimin e platformës për sistemin shëndetësor në komunën e Podujevës.

Ai tha se Komuna e Podujevës është njëra ndër komunat me sistemin më tà « dobët shëndetësor në vend, andaj shtoi se programi që posedon Naim Fetahu do të forcojë shëndetësinë në këtë rajon.

Ismaili tha se është këtu për të qenë dëshmi se nën mandatin e Fetahut, qyteti i Podujevës do të bëhet me spital modern me të gjitha repartet.

Ismaili: Spitali i ri i Podujevës do të jetë një spital modern

“Programin që e ka Naim Fetahu është program jo vetëm që do të forcojë sistemin shëndetësor por në anën tjetër edhe do të shtojë kënaqshmërinë e pacientëve. Ajo çka është më e rëndësishme do t’ua kursejë xhepin qytetarëve. Duhet ditur se qytetarët në këtë komunë paguajnë shuma të mëdha parash që të marrin shërbimet shëndetësore. Mungesa e spitalit ka shkaktuar një zbrastësi të madhe në sistemin shëndetësor në Podujevë dhe spitali i ri i Podujevës do të jetë një spital modern i cili do tà « ketë reparte të shumta, duke u nisur nga gjinekologjia, interno, kirurgjia, pediatri emergjente, laboratori dhe radiologji”, tha ai.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës do të mbahet këtë të diel, ndërsa do të marrin pjesë tri parti politike, LDK-ja, PDK-ja dhe VV-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat