​Jashari: Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac të Ri

Kosova

​Jashari: Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac të Ri

Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:23
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, nënshkruan memorandum të bashkëpunimit për dinamikën e realizimit të 20% të pagesës së shpronësimit për projektin e Parkut të Biznesit në Polac të Ri.

Me këtë memorandum brenda këtij viti do të realizohen të gjitha pagesat dhe me përkrahjen edhe të Qeverisë do të fillojë rregullimi i infrastrukturës për t’iu hapur rrugë investimeve në komunë, shkruan Jashari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat