Nesër vendoset se cilat linja ajrore do të jenë jashtë funksionit shkaku i koronavirusit

Kosova

Nesër vendoset se cilat linja ajrore do të jenë jashtë funksionit shkaku i koronavirusit

Më: 11 mars 2020 Në ora: 22:06
Aeroporti Adem Jashari

OBSH shpalli sot situatë pandemike sa i përket koronavirusit. Pas kësaj Qeveria e Kosovës mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme ku edhe u ndërmorën disa masa parandaluese për këtë virus.

Një nga masat e ndërmarra është edhe “Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm (deri në një vendim tjetër)”.

Lidhur me këtë io ka kontaktuar ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku i cili tha se nesër do të dihet se cilat linja ajrore saktësisht do të jenë jashtë funksionit.

“Nesër e vendosim sipas rekomandimit të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë”, tha Abdixhiku.

Kurse zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Adem Jashari,  Valentina Gara ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë vendim apo kërkeë zyrtare për ndonjë anulim/ndalim të destinacioneve të cilat shërbehen  nga Aeroporti i Prishtinës, përveç destinacionit të Italisë!

“Ju lutem t’i referoheni itinerareve aktuale të fluturimeve tuaja!Ne do të iu informojmë për çdo risi në lidhje me fluturimet për dhe nga ANP ‘Adem Jashari’ duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante!”, shtoi ajo.

Kosova për fat të mirë është një nga vendet e pakta që nuk ka asnjë person të infektuar me korornavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat