Koronavirusi – Ngujohet Lipjani, shumë pak persona shihen në rrugë

Kosova

Koronavirusi – Ngujohet Lipjani, shumë pak persona shihen në rrugë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 11:32
Lipjani

Konform vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve pozitive me virusin COVID-19, shumë komuna kanë filluar zbatimin e vendimit të ekzekutivit.

Njëra ndër to është edhe Lipjani. Nga disa fotografi që kanë dërguar qyetarët e kësaj komune, shihet që të gjitha bizneset janë duke e respektuar këtë masë. Madje, sipas qytetarëve, edhe Inspektorët e Punës kanë dalur në teren për ta parë gjendjen nga afër.

Kujtojmë që mbrëmë, Qeveria e Kosovës pas konfirmimit të dy rasteve pozitive me Coronavirus, ka ndërmarrë këto masa:

1. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës;

2. Ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Vitisë;

3. Ndërpritet me efekt të menjëhershëm transporti ndër-urban në Republikën e Kosovës, si dhe transporti i organizuar ndërkombëtar;

4. Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vet izolohen për 14 ditë;

5. Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga Kosova;

6. Mbyllen kafeteritë, baret, pabet dhe restorantet, qendrat tregtare me përjashtim të farmacive dhe marketeve ushqimore;

7. Pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive;

8. Mbyllen tregjet e kafshëve dhe tregjet e automjeteve;

9. Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç stafit të sektorit të shëndetësisë dhe të sektorit të sigurisë;

10. Urdhërohen kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat