Banorët e Vetërnikut, Hajvalisë, Çagllavicës dhe fshatit Miradi mbesin pa ujë, shkaku i pëlcitjës së tubit

Kosova

Banorët e Vetërnikut, Hajvalisë, Çagllavicës dhe fshatit Miradi mbesin pa ujë, shkaku i pëlcitjës së tubit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Para pak çastesh, ka pëlcitë një tub i ujit me diametër fi 250 mm në fshatin Hajvali.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit menjëherë janë mobilizuar dhe janë në vendin e ngjarjes për të bërë përpjekje të shpejtë për sanim.

Pa ujë të pijshëm do mbesin një pjesë e fshatit Hajvali, Veterniku, Çagllavica dhe fshati Miradi.

Pa ujë do mbesin deri në sanimin e këtij defekti që ndodhi papritur.

Se sa do të zgjasë sanimi , varet nga natyra e dëmtimit e për këtë do njoftoheni me kohë nga ekipet tona teknike, njofton Ujësjellësi Regjional Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat