Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

Më: 15 mars 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil.

Do të ketë më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.

Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.

Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme. Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.

Dita e hënë do t’i shënoj vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat