I prekuri nga Podujeva mund të ishte njëri nga votuesit, ja si u ndalua përhapja e mundshme e virusit

Kosova

I prekuri nga Podujeva mund të ishte njëri nga votuesit, ja si u ndalua përhapja e mundshme e virusit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Podujeva parashihej të votonte sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës.

Krejt në momentet e fundit gjendja në Kosovë detyroi autoritetet dhe KQZ-në të shtyjnë votimet.

Sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dha detajet e fundit dhe bilancin e të prekurve, në mesin e 4 personave tjerë një ishte pikërisht nga komuna e Podujevës.

Në rast se do mbaheshin zgjedhjet dhe i infektuari do kishte dal për të votuar, Podujeva mund të shënonte një numër masiv prekjesh nga SARS-Coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat