Moti, javë me temperatura pranverore

Kosova

Moti, javë me temperatura pranverore

Më: 16 mars 2020 Në ora: 07:27
Ilustrim

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil. Do të ketë më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.

Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.

Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.

Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënojë rritje të dukshme.

Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë celsius.

Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat