Ndërroi jetë veprimtari Rrahim Berisha në fshatin Konushevc

Kosova

Ndërroi jetë veprimtari Rrahim Berisha në fshatin Konushevc

Nga: Sadri Rexhepi Më: 16 mars 2020 Në ora: 10:46
Podujevë

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Rrahim Berishes nga fshati Konushevc i Podujevës. Ai ndërroi jetë pas një smundje të gjatë por të rëndë. Ai ishte nip i Behë Konushevcit pleqnarit e trimit që i bëri sfidë Jugosllavië jalltiste-avnojiste në kohën e satrapit antishqiptar Aleksander Rankoviqit.

Babai i tij Ibishi punonte në Gjermani që nga vitet e 60-ta, kurse vet punonte Termocentralin në Kosova A andaj materialisht qendronte gjithëherë mirë. Ishte anëtar i LGJFGJ dhe ishte anëtar i Lëvizjës Kombëtare Shqiptare. Rrahimi ishte kusheri i veprimtarit Haxhi Hamdi Berishës që pat vdek para dy viteve. Rrahimi ishte daj i veprimtarit më të madh në Llap të LGJFGJ Jahir Potokut. Angazhimi dhe kontributi i Rrahimit në LGJFGJ është vlersuar lartë nga Anton Cetta dhe Zekiria Cana kurse në LKSH nga Hazir Shala.

Në njoftimin e shpallur nga familjarët në Podujeva vendlindja ime behet e ditur se varrimi Rrahim Berishës do të behet me 16.o3.2020 në fshtin Konushevc të Podujevës në orën 14 në varrezat e fhatit.

Ngushllime familjes, të afermëve, shokëve e dashamirëve që e njohen, e Rrahimit i qoftë i leht dheu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat