Klina s’ka barna esenciale dhe pajisje mbrojtëse, numri i të infektuarëve mund të rritet

Kosova

Klina s’ka barna esenciale dhe pajisje mbrojtëse, numri i të infektuarëve mund të rritet

Më: 16 mars 2020 Në ora: 13:05
Zenun Elezaj

Klina është njëra prej komunave të prekura me Covid-19, i shkaktuar nga virusi Korona.

Një qytetare e kësaj komune, e cila ka ardhur nga Italia me datën 8 mars,  ka dalë pozitive në testet për këtë sëmundje ngjitëse.

Lidhur me gjendjen atje ka folur vet kryetari i komunës, Zenun Elezaj.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që në qytetin që ai udhëheqë të ketë edhe raste të tjera të reja me Koronavirus.

“Situata është e qetë momentalisht. Por, duke e ditur afatin për inkubim duhet 14 ditë të pritet. E diagnostikuara nga Italia ka ardhë me datën 8 mars në Kosovë.  Mund të ketë raste tjera. Gjasat ekzistojnë”, u shpreh ai.

Ministria e Shëndetësisë, dy ditë më parë, dërgoi në Klinë një kontingjent me dorëza dhe maska.

Por,  ky kontigjent po del të jetë i pamjaftueshëm.

Personeli shëndetësor atje, sipas Elezajt, po përballet me mungesë të këtyre mjeteve dhe barnave esenciale.

“Mungesat janë kryesisht në listën e barnave esenciale, që nuk i kemi, uniforma mbrojtëse për stafin shëndetësor, maska, dorëza dhe rroba. Pastaj mungesë të respiratorëve. Ministria e Shëndetësisë e ka dërguar një kontingjent para dy ditë, dorëza e maska, jo diçka tjetër. Ky kontingjent nuk është aspak i mjaftueshëm.  Ne jemi shpallë komunë karantinë dhe nuk mund të lëvizim dikah tjetër. Ne shpresojmë që Ministria do t`i sigurojë këto mjete”, u shpreh Elezaj.

Sot në Kosovë janë diagonostifikuar edhe katër raste të reja me Koronavirus, duke e çuar në 13 numrin e të infektuarve.

Të dielën, Qeveria e Kosovës ka shpallur emergjencë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat