Vendoset tenda e improvizuar në oborrin e QMF-së në Komoran

Kosova

Vendoset tenda e improvizuar në oborrin e QMF-së në Komoran

Më: 16 mars 2020 Në ora: 15:36
Foto

Në oborrin e Qendrës së Mjeksisë Familjare në Komoran është vendosur tenda e improvizuar, pasi një vendin të tillë e mori Shtabi Emergjent i komunës së Drenasit.

Këto tenda janë vendosur në mënyrë që personat që dyshojnë se janë të infektuar nga coronavirusi, COVID-19, apo kanë simptoma të ngajshme, t’i kryejnë kontrollet në tendë fillimisht.

Këto tenda pasi u vendosën në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë, janë vendosur edhe në Drenas në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare dhe së fundmi edhe në Komoran.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Drenasit, duke bërë thirrje për kujdes dhe duke porositur të mos bëhet panik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat