Tahiri: Qytetarët mos të krijojnë rezerva të miellit pa nevojë

Kosova

Tahiri: Qytetarët mos të krijojnë rezerva të miellit pa nevojë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 14:33
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrisë Vushtrisë, Xhafer Tahiri, tha se po bëjnë të gjitha përgaditjet nëse do të ketë ndonjë qytetar të infektuar me koronavirus në këtë komunë.

“Shtabi energjent i komunës, ka marrë vendim që të vendosen tenda në oborr në ambulantës, nëse do të ketë ndonjë të infektuar në Vushtri. Në rast se kemi ndonjë të infektuar me koronavirus do të kemi karantinë edhe në Akademinë për Sigurinë Publike dhe për këtë dua t’i falënderoj ata”, tha Tahiri.

Tahiri bëri me dije se po u shërbjenë online qytetarëve që kanë kërkesa. “Unë ftoj qytetarët të rrin në shtëpi, mos të dalin pa nevojë, dy javët e ardhshme janë vendimtare për tejkim të kësaj situate,” theksoi ai.

Një problem i qytetarëve të Vushtrisë është kërkesa për miell. “Unë ftoj qytetarët të mos blejnë miell shumë, mos të krijojnë, rezerva mos të krijohetën më shumë.se dy javë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat