Rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve mund të përfundojnë shumë shpejt

Kosova

Rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve mund të përfundojnë shumë shpejt

Më: 17 mars 2020 Në ora: 17:55
Pamje nga takimi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit dhe Shoqatës së Shpezëtarisë, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e krijuar në këta dy sektorë, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave thanë se rezervat e lëndës së parë për ushqim të kafshëve dhe shpezëve mund të përfundojnë shumë shpejt nëse nuk sigurohet furnizim i plotë i këtij ushqimi brenda një afati sa më të shkurtër.

Ministri Mustafa ka ndarë shqetësimin me përfaqësuesit e blegtorisë dhe shpezëtarisë duke u zotuar që të angazhohet për koordinim brenda institucioneve të vendit për të gjetur zgjidhje.

Ai ka bërë të ditur se është marrë vendimi për shtyrjen e përkohshme të afateve për implementimin e projekteve përfituese të granteve 2019, që për qëllim ka mbrojtjen e të drejtave të fermerëve, si rezultat i rrethanave të krijuara nga COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat