Ka vazhduar dezinfektimi i objekteve të institucioneve dhe rrugëve në Malishevë

Kosova

Ka vazhduar dezinfektimi i objekteve të institucioneve dhe rrugëve në Malishevë

Më: 18 mars 2020 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Në kuadër të zbatimit të vendimeve dhe urdhëresave për masat parandaluese ndaj COVID-19, në Komunën e Malishevës, është duke vazhduar dezinfektimi i objekteve të institucioneve dhe i rrugëve.

“Kjo po bëhet edhe për krijimin e një sigurie më të madhe për qytetarët, por edhe për punëtorët të cilët detyrimisht duhet të jenë në punë dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, janë dezinfektuar objektet shëndetësore dhe një pjesë e  objekteve shkollore, ndërsa sot është vazhduar me objektin e komunës, gjykatës dhe do të vazhdohet me dezinfektim edhe në objekte tjera, ku frekuentimi i qytetarëve dhe punëtorëve është më i madh”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat