Ismajli në Muqibabë: Asnjë rast i dyshuar me koronavirus

Kosova

Ismajli në Muqibabë: Asnjë rast i dyshuar me koronavirus

Më: 19 mars 2020 Në ora: 14:43
Arbër Ismajli së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar sot pikën kufitare në Muqibabë

Pas takimit me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës në Gjilan, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Selami Xhemaili, kanë vizituar sot pikën kufitare në Muqibabë, për t’u njohur për së afërmi me gjendjen.

Ai theksoi se gjendja është e mirë, nuk ka asnjë rast të dyshuar me simptoma të virusit nga kjo komunë dhe se nuk ka vend për panik.

“U njoftuam edhe nga ekipi ynë, por edhe nga policia e shtetit për gjendjen këtu. Jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe asistojmë për çdo kërkesë që vjen nga institucionet tona, për ta menaxhuar si është më së miri këtë situatë. Menaxhimi i situatës nga të gjithë akterët është në duar të sigurta, deri në daljen nga kjo situatë emergjente”, ka deklaruar Ismajli.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se janë në kontakt me të gjitha institucionet relevante dhe në gatishmëri për të gjitha kërkesat eventuale nga qytetarët e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat