50 familje në Klinë ndihmohen me gjëra ushqimore dhe higjienike

Kosova

50 familje në Klinë ndihmohen me gjëra ushqimore dhe higjienike

Më: 20 mars 2020 Në ora: 18:01
Halil Kastrati

Komuna e Klinës është e para që ka hyrë në karantinë.

Kjo komunë ka kërkuar ndihmë, pasi që familjet kanë mbetur të izoluara dhe kanë nevojë për ushqim dhe gjëra tjera higjienike.

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në bashkëpunim me Komunën e Klinës u kanë ndal në ndihmë 50 familjeve skamnore në këtë qytet.

Kjo ndihmë u bë në bashkëpunim me Komunën e Klinës.

Ndërsa njoftimin e ka bërë të ditur, drejtori i kësja shoqate, Halil Kastrati.

Ky është statusi i tij në fcb:

Lehte nuk e kemi por me u ndale nuk do te ndalemi

Sot ishim ne Kline!

Per te ju gjendur afër nevojtareve stafi jone sot ishin ne komunën e Klinës dhe i ndihmuam 50 familje nevojtare me gjera ushqimore, higjienike dhe me nga një thes 25kg miell.

Gjate këtyre ditëve i kemi furnizuar te gjitha familjet qe i kemi te regjistruara ne kuzhinat tona ne Prizren dhe Janjeve

Neser plani jone eshte ta ndihmojm komunën e Malisheves dhe do te vazhdojm edhe komunat tjera

O Zot ruaje popullin tone dhe mbare njerzimin si dhe shperblej bamiresit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat