Po vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike në Malishevë

Kosova

Po vazhdon dezinfektimi i hapësirave publike në Malishevë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 18:21
Malishevë

Në kuadër të zbatimit të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19, në Komunën e Malishevës, është duke vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.

Gjatë ditës së sotme, janë dezinfektuar, hapësirat e QKMF-së, parku i qytetit, rrugët dhe hapësirat tjera afër institucioneve.

Komuna e Malishevës, masat parandaluese është duke i zbatuar në përpikëri, dhe për zbatimin e tyre është duke u përkujdesur shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Image

Dezinfektimi i hapësirave publike që është duke u bërë sot, është donacioni i kompanisë së specializuar për Dezinfektim, Dezinsektim, Derratizim dhe Repelim, “Zona Park”, e cila në kuadër të dhënies së kontributit të tyre në këtë situatë, e ka bërë edhe këtë dezinfektim të hapësirave publike, duke e ndihmuar Komunën e Malishevës në zbatimin e masave parandaluese ndaj COVID-19.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat