Ndryshon moti, borë e shi në ditët e ardhshme

Kosova

Ndryshon moti, borë e shi në ditët e ardhshme

Më: 22 mars 2020 Në ora: 15:39
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e parë e pranverës do të filloj me kushte tjera meteorologjike

Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (23 – 27 mars 2020)

Java e parë e pranverës do të filloj me kushte tjera meteorologjike. Si pasojë e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit do të kemi rënie në fushat termike. Krahas kësaj situate meteorologjike do të ketë edhe reshje kohë pas kohe të shiut dhe borës.

Deri në mesin e javës minimalet do të shënojnë vlera negative, ndërsa nga dita e enjte parashihet të ketë ngritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-12m/s. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat