Lenjani: Numri i aksidenteve automobilistike ka rënë dukshëm

Kosova

Lenjani: Numri i aksidenteve automobilistike ka rënë dukshëm

Më: 23 mars 2020 Në ora: 19:04
Basri Lenjani

Shefi i Repartit të Emergjencës, Basri Lenjani ka thënë se me paraqitjen e rasteve me coronavirus në Kosovë, ka rënë numri i aksidenteve automobilistike.

Ai ka thënë se numri i rasteve që kërkojnë shërbime emergjente ka rënë në krahasim me ditët dhe javët paraprake.

“Rastet që më së shumti kërkojnë ndihmë në klinikën emergjente janë ato me probleme kardiovaskulare, pulmologjike, metabole etj.”.

Ndërsa, sipas Lenjanit rastet nga aksidentet automobilistike janë në minimum.

“Në shërbimin emergjentë në krahasim me ditët e kaluara ka një rënie të numrit të rasteve nga aksidentet në komunikacion. Në ditët e zakonshme këto raste arrinin deri në 24 të lënduar, ndërsa brenda këtyre 24 orëve mund t’i kemi pasur një apo dy raste nga aksidentet e që kanë pasur lëndime minore”.

Kujtojmë, sipas të dhënave zyrtare çdo vit në Kosovë si pasojë e aksidenteve humbin jetën mbi 100 persona ndërsa numri i të lënduarve është shumë më i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat