​KRU Prishtina intervenon për sanimin e gypit të ujit në Lipjan

Kosova

​KRU Prishtina intervenon për sanimin e gypit të ujit në Lipjan

Më: 23 mars 2020 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Sot në Njësinë Operative të Ujësjellësit në Lipjan janë duke vazhduar punimet për sanimin e dëmtimit të gypit të ujit në rrugën "Hajredin Bajrami".

Natyra e dëmtimit dhe pozicioni i gypit ka vështirësuar punimet ngase intervenimi nga ekipet mobile po realizohet me kujdes të shtuar për shkak që në zonën e groposjes ka shumë kabllo, rrjet kanalizimi dhe rrjeti atmosferik.

Nga dita e djeshme, shkaku i rrjedhjes së ujit nga ky tub, banorët e një zone të Lipjanit kanë pasur probleme me furnizim me ujë.

Me sanimin përfundimtar, qytetarët e zonës do të kenë furnizim më të mirë me ujë, njofton KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat