​Xhafer Gashi: Të bashkuar do të dalim fitues edhe në sfidën kundër koronavirusit

Kosova

​Xhafer Gashi: Të bashkuar do të dalim fitues edhe në sfidën kundër koronavirusit

Më: 23 mars 2020 Në ora: 19:31
​Xhafer Gashi

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka folur lidhur me gjendjen e krijuar në Komunën e Obiliqit si pasojë e koronavirusit që ka prekur vendin tonë.

Ai ka thënë se nga njoftimet e fundit të marra nga QKMF-ja në Obiliq nuk ka asnjë rast të dyshuar me COVID-19, teksa personat e vet-izoluar janë duke respektuar me përpikëri rekomandimet dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Kemi përjetuar dhe tejkaluar shumë sfida së bashku, të bashkuar do të dalim fitues edhe në këtë sfidë”, shkruan Gashi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar bashkëqytetarë

Duke uruar që jeni mirë dhe këtë situatë po e tejkaloni pranë më të dashurve tuaj, me lejoni t'ju rikonfirmoj se situata në Komunën e Obiliqit është e qetë dhe stabile, shtabi emergjent lokal po punon me përkushtim në zbatimin e të gjitha masave preventive dhe në menaxhimin e situatës së krijuar,nga njoftimet e fundit të marrura nga QKMF-ja në Obiliq nuk kemi asnjë rast të dyshuar me COVID-19, personat e vet-izoluar janë duke respektuar me përpikëmeri të gjitha rekomandime dhe gjendja e tyre është e mirë.

Me këtë rast shprehi mirënjohje dhe falenderim për mjekët, infermierët, stafin policor, inspektoratin komunal, Kryqin e Kuq, KBI-në dhe gjithë akterët tjerë institucional për punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshem në kuadër të shtabit emergjent si dhe bizneset në respektimin e masave në parandalimin dhe menaxhimin e kësaj beteje.

Bashkëqytetarë të mi,

Kur po hyjmë në javët vendimtare ndaj këtij armiku të padukshëm, shpresa, kujdesi dhe dëshira për jetë duhet të jenë më të fuqishme se kurrë, andaj ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe të respektoni të gjitha rekomandimet e nxjerrura nga IKSHPK.

Kemi përjetuar dhe tejkaluar shumë sfid a së bashku, të bashkuar do të dalim fitues edhe në këtë sfidë!

Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Pa panikë, kujdes më të shtuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat